top of page
  • Tika

Universitet Shteteror apo Privat?



Diferenca midis Universiteteve Shteterore dhe Private ne SHBA


  1. Dallimi kryesor midis universiteteve private dhe shteterore eshte menyra si ato jane te financuara. Universitetet shteterore i marrin fondet nga shteti Amerikan ku ato gjenden, ndersa universitetet private nga donatore te ndryshem private.

  2. Dallimi kryesor qe i intereson studenteve nderkombetare eshte kostoja e tyre. Universitetet publike kane nje kosto (tuition) me te ulet se ato private per residentet e shtetit (pra personat qe kane green card ose pashaporte amerikane). Per studentet nderkombetare ato kane nje kosto 2-3 fish me te larte qe i ben nga kostoja te jene pothuajse njesoj si universitetet private apo edhe me te shtrenjta.

  3. Duke qene se kostoja e Universiteteve Shteterore eshte pothuajse e njejte me ato private per Studentet Nderkombetare atehere kane shume rendesi bursat qe ato ofrojne. Ne pergjithesi Universitetet private ofrojne me shume bursa se ato shteterore sidomos per studentet nderkombetare ndaj dhe jane me te preferuara nga studentet nderkombetare. Megjithate ka perjashtime ku universitete shteterore ofrojne bursa shume te mira akademike, sportive qe mund ti bejne ato shume te preferuara per studentet nderkombetare. Mos u kufuzoni ne kerkimin tuaj vetem per universitete private, por kini parasysh se mund te gjeni edhe universitete shteterore me bursa shume te mira.

  4. Ne cilesine e universitetit, si ato shteterore dhe ato private ofrojne cilesi te ndryshme dhe ka shume universitete prestigjoze si private dhe publike. Nese ju jeni duke kerkuar per 1% te universiteteve me te mira ne SHBA atehere ato pergjithesisht jane private. Ne fakt 20 universitetet e para me te mira ne SHBA jane private duke perfshire Harvard, Yale, Stanford etj.

  5. Pergjithesisht universitetet shteterore kane nje numer me te madh studentesh dhe klasa me numer te madh studentesh. Ndersa nder universitetet private ka plot opsione qe kane klasa te vogla dhe nje numer me te paket studentesh. Gjithashtu universitetet private jane me te perhapura gjeografikisht dhe mund te gjenden edhe ne qytete te vegjel apo jashte zonave te banimit ndersa universitetet publike pergjithesisht jane me afer qendrave te banuara dhe qyteteve te medha.

Si universitetet private dhe ato publike mund te jene nje zgjedhje e mire per ju ne baze te kerkesave dhe deshirave tuaja per universitetin ideal.


78 views0 comments
bottom of page