top of page
Tika

A mund te ndryshoj degen ne Bachelor?


Te zgjedhesh degen dhe karrieren qe do ne jete ne moshen 18 vjec eshte nje vendim i veshtire. Shpesh here studentet zhgenjehen nga dega qe kane zgjedhur dhe duan te ndryshojne degen. Ne Shqiperi ky proces mund te jete i veshtire por ne SHBA eshte shume i thjeshte.


A mund te ndroj degen gjate Bachelorit?

Po, ju mund te ndroni degen gjate Bachelorit. Ne fakt 2 vitet e para ne universitetet amerikane ju duhet te merrni lende te pergjithshme qe jane pjese e "general education credits". Jane rreth 60 kredite (gjysma e krediteve te nevojshme per Bachelor) qe jane lende te pergjihshme te cilat vlejne per cfaredo dege qe mund te kni zgjedhur.


Sa kohe kam qe te ndroj degen?

Shumica e universiteteve nuk kane nje kohe fikse deri kur mund te ndroni degen por gjate dy viteve te para nese keni marre lende te pergjithshme ju mund te ndroni degen pa djegur asnje kredit. Nese ju e ndroni degen gjate vitit te trete ose te katert atehere shume nga kreditet specifike per degen qe keni zgjedhur mund te mos vlejne per degen e re. Kjo do te thote qe ju duhet te merrni me shume kredite dhe te mbaroni Bachelor-in me vone.


Si mund ta ndroj degen?

Per te ndruar degen, ju duhet te kontaktoni me Undergraduate Office dhe me Advisor-in tuaj dhe ti kerkoni te beni ndryshimin e deges. Ju duhet gjithashtu te njoftoni International Office te universitetit ne menyre qe te beni ndryshimin e deges ne I-20 tuaj.


A mund te bej 2 dege njekohesisht?

Po, ju mund te beni "double major" dhe te diplomoheni ne dy dege te ndryshme. Do ju duhet te merrni kreditet e pergjithshme dhe kreditet specifike per secilen dege. Do ju duhet te merrni me shume kredite ne semester ose te shpenzoni me shume kohe ne Bachelor. Nje opsion tjeter eshte te kini nje minor, qe ju jep mundesine te merrni kredite specifike per nje dege tjeter por jo ne te njejtin nivel si major. Kete teme do e mbulojme edhe ne nje nga webinaret e ardhshme.


A mund te mbaroj Bachelorin me shpejt?

Bachelori zakonisht zgjat 4 vjet ne SHBA. Sistemi Amerikan te lejon qe te marresh me shume kredite cdo semester qe do te thote me shume klasa. Per te qene full time duhet te kini 12 kredite ne semester por ju mund te zgjidhni te merrni me shume. Nevojiten 120 kredite ne total dhe nese merrni me shume kredite do te kini me shume ngarkese por do te mbaroni me shpejt.

*Nese merrni pak kredite atehere Bachelori mund te shkoje me gjate.

265 views0 comments

Comments


bottom of page