top of page
  • Tika

Kam mesatare te ulet, a mund te pranohem ne universitetet amerikane?


Mesatarja eshte nje nga kriteret kryseore te pranimit ne universitetet amerikane, por a mund te pranohesh nese keni nje mesatare te ulet?


  1. Kriteret e pranimit ndryshojne nga nje universitet ne nje universitet tjeter. Nese keni mesatare ne shkollen e mesme rreth 7 per shembull, mund te hasni veshtiresi per tu pranuar ne universitetet elitare, por mund te pranoheni ne nje sere universitetesh qe kane kritere me te uletra pranimi. Pra nje nder zgjedhjet tuaja eshte te kerkoni per ato universitete qe kane kritere me te uletra pranimi. Keshille: Nje opsion i mire per ju nese nuk kini mesatare te larte eshte te shkoni ne community college qe ka kritere me te uleta pranimi.

  2. Nese nje universitet ka nje kriter per mesatare mbi 8 por ju keni nje mesatare rreth 7, mos u dekurajoni. Eshte ende e mundshme qe universiteti tju pranoje nese ndiqni hapat e duhur. Ju mund te kontaktoni direkt universitetin dhe ti pyesni nese eshte e mundshme qe te beje nje perjashtim. Shume universitete kerkojne studentet te shkruajne nje ese dhe te shpjegojne arsyet pse mesatarja ka qene e ulet. Nese ata binden ,atehere mund tju pranojne. Keshille: Eseja juaj duhet te jete e qarte dhe te tregoje arsyet pse mesatarja juaj eshte e ulet. Nese kini pasur veshtiresi familjare apo nje problem te caktuar shendetesor, eshte mire qe ta perfshini ne ese.

  3. Nese ju nuk kini nje mesatare shume te larte por arrini rezultate shume te mira ne TOEFL dhe ne SAT / ACT, ju mund te pranoheni ne universitet. Kerkojini "admission office" te kosnideroje rezultatet tuaja te larta ne testet ne menyre qe te pranoheni. *Kriteret e pranimit nuk jane gjithmone strikte, ndaj eshte e rendesishme te kini kontakt me universitetin.

  4. Do te jete e veshtire per ju te merrni burse akademike nese nuk kini mesatare te larte por ju mund te merrni bursa te tjera si nderkombetare, sportive, muzike etj. Gjithashtu nese ju shkoni ne community college dhe arrini rezultate te larta, ju mund te perfitoni burse akademike kur transferoheni ne universitet.

Nese ju keni mesatare te ulet atehere kini me pak mundesi per te marre vizen studentore. Sigurohuni qe arrini rezultate te mira ne TOEFL dhe testet e tjera per te rritur mundesite per burse.

331 views0 comments

Recent Posts

See All
bottom of page