top of page
  • Tika

Kam mbaruar per Juridik, a mund te studioj ne SHBA?


Per studentet qe kane mbaruar Juridkun ne Shqiperi kane veshtiresi kur shkojne ne SHBA dhe shpesh here e nisin shkollen per jurist nga fillimi (qe zgjat 4 vite). Por ka nje opsion i cili mund te jete me i favorshem dhe ai eshte LLM - Master of Law. LLM (Latin Legum Magister). Ky eshte nje program studimi rreth 1 vit qe ju jep mundesine te specializoheni ne ligjin nderkombetar. Nje LLM eshte shume e vlefshme dhe njihet ne shume shtete qe ju jep mundesi per te zgjedhur ku do vazhdoni karrieren tuaj.

Shpesh here studentet nderkombetare qe duan te punojne si juriste ne SHBA, bejne LLM dhe me pas japin "bar exam" (provimet e nevojshme per jurist). Duhet te kini kujdes pasi jo te gjitha shtetet ne SHBA e pranojne LLM si te mjaftueshme per te dhene "bar exam". 5 shtete qe e pranojne jane New York, California, Georgia, Washington dhe Wisconsin. Secila prej tyre edhe pse e pranon LLM si te mjaftueshme ka kritere specifike ndaj duhet qe te shikoni me kujdes nese edukimi dhe diploma juaj bashke me nje master LLM do te jete e mjaftueshme.

Edhe nese nuk qendroni ne SHBA, nje LLM do ju jape mundesi te perparoni ne karrieren tuaj dhe te kini nje formim me te plote.

LLM pergjithesisht jane te shtrenjta dhe variojne nga $20,000-$70,000 (dhe kompletohet ne nje vit). Me poshte mund te shihni disa nga opsionet me te lira si dhe kriteret e nivelit te anglishtes per pranim:


Florida International University Location: Miami Cost: $20,000 English Req: IELTS 7.0, TOEFL 90


Louisiana State University Location: Baton Rogue, Louisiana Cost: $20,000 English Req: IELTS 7.0, TOEFL 90


University of Arizona Location: Tuscon, Arizona Tuition: $26,000 English Req: IELTS 7.0 , TOEFL 85


Brigham Young University Location: Provo, Utah Tuition: $27,000 English Req: IELTS 7.0, TOEFL 85

119 views0 comments
bottom of page