top of page
  • Tika

A mund te punoj gjate studimeve ne SHBA?

A mund te punoni gjate studimeve ne SHBA? Kjo eshte nje nder aspektet qe shpesh here studentet jane konfuze por rregullat per pune gjate studimeve jane te qarta dhe jane si me poshte:


  1. Studentet nderkombetare lejohen qe te punojne vetem ne kampusin e universitetit gjate periudhes se studimeve pervec disa rasteve te vecanta. Kjo do te thote qe si student nderkombetar ju mund te kerkoni per pune vetem ne ato vende qe ofron universiteti. Eshte e rendesishme te kuptoni qe puna nuk eshte e garantuar dhe mund te duhet kohe per te gjetur nje vend pune ndaj nuk rekomandohet qe te bazoheni tek te ardhurat nga puna per te paguar shkollen. Keshille: Nese doni te punoni gjate studimeve, filloni te aplikoni ne sa me shume pune sa me shpejt te jete e mundur. Pasi ju te aprovoheni ne nje pozicion do ju duhen 2-3 jave per te nxjerre numrin e punes (Social Security Number). Gjithashtu mund te pyesni universitetin gjate aplikimit sa e thjeshte eshte per te gjetur nje pune ne ate universitet specifik.

  2. Mund te punoni vetem me kohe te pjessh


me ne universitet. Sipas rregullave lejohet qe te punoni maksimumi 20 ore ne jave gjate periudhes se studimeve dhe 40 ore ne jave gjate pushimeve ne vere


dhe ne dimer. Keshille: Eshte shume e rendesishme qe nuk punoni me shume ore se sa lejohen per te shmangur probleme me statusin tuaj ligjor ne SHBA.

  1. Mund te punoni ne me shume se sa nje pozicion per sa kohe qe nuk kaloni limitin e oreve. Per shembull ne periudhen e pushimeve mund te kini nje pune 30 ore dhe nje pune tjeter 10 ore ne jave per sa kohe qe nuk kaloni 40 ore. Keshille: Nese ju merrni pjese ne nje grup te caktuar si teater apo grup drejtimi, shpesh here kompensimi per rolin tuaj mund te jete ne formen e burses. Kjo do te thote qe oret qe shpenzoni ne keto grupe nuk konsiderohen si ore pune.

  2. Pasi ju te shhpenzoni nje kohe te caktuar ne baze te programit akademik qe ndiqni, ju lejohet te kerkoni punesim jashte unviersitetit ne nje pozicion qe ka lidhje me degen tuaj. Per kete lloj aplikimi ju duhet te flisni me Zyren Nderkomebtare te Universite


tit pasi duhen pergatitur disa dokumenta te vecante qe ju lejojne punesimin (CPT). Keshille: Duhet te kini kujdes nese zgjidhni te punoni gjate universitetit ne keto lloj forme pasi nese punoni shume ore, kjo con ne reduktimin e oreve qe mund te punoni me vize studentore pasi mbaroni universitetin. Kete teme do e mbulojme ne nje webinar te vecante pasi eshte shume specifike.

Universitetet amerikane rekomandojne qe punen ne kampusin e universitetit mos e konsideroni te garantuar dhe te mos bazoheni tek ajo per te mbuluar shpenzimet e shkolles. Fatmiresisht shteti amerikane i lejon studenteve te punojne gjate studimeve per sa kohe qe ndjekin rregullat specifike.





19 views0 comments
bottom of page