top of page
  • Tika

Viza F-2, si funksionon?

Nje nga pyetjet qe behet me shpesh eshte nese mund te merrni me vete basheshortin/bashkeshorten apo edhe femijet nese shkoni per te studiuar ne SHBA.



Eshte e mundur qe ju te shkoni se bashku ne SHBA. Studenti aplikon per vizen studentore F-1 ndersa partneri tjeter apikon per vize F-2. Kjo lloj vize e lejon partnerin tuaj te shkoje ne SHBA dhe te jetoje me ju. Perpara se te aplikoni per vizen F-2 kini parasysh pikat e meposhtme.

  1. Do ju duhet qe ne aplikimin ne universitet te shtoni partnerin apo femijet si "Dependent". Zakonish universitetet kerkojne nga $5000-$10,000 extra ne garancine bankare per dependent. Pra do ju duhet qe shuma ne garancine bankare te jete me e larte nese aplikoni se bashku.

  2. Do ju duhet te beni 2 aplikime DS-160 per te marre vizen. Do ju duhet ti shpjegoni ambasades se si do te mbeshtesni veten financiarish gjate viteve te studimit.

  3. Partneri me vize F-2 nuk mund te punoje ne SHBA as part time ose full time. Ndersa studenti me F-1 mund te punoje part time ne kampusin e universitetit 20 ore ne jave gjate studimeve dhe 40 ore ne jave gjate pushimeve.

  4. Partneri me vize F-2 mund te studioje part time ne SHBA. Nese partneri deshiron te studioje full time, do i duhet te aplikoje me vete per F-1 ose te beje ndryshim statusi ne SHBA.

  5. Duhet te kini parasysh qe nje nga faktoret krysesore per dhenien e vizes eshte lidhja juaj me vendlindjen. Nese partnerti juaj aplikon per te qene me ju ne SHBA, lidhja juaj me vendlindjen eshte me e dobet dhe mund te kete nje ndikim tek aprovimi i vizes.


104 views0 comments
bottom of page