top of page
  • Tika

Mundesite per te punuar me vize studentore F-1 ne SHBA


Nje nga pyetjet te cilet studentet jane te paqarte eshte mundesia per te punuar ne SHBA gjate dhe pas studimeve me vize studentore. A lejohet te punosh? Sa ore te lejohet te punosh? Cilat jane pagat? A mund te punosh jashte universitetit? A mund te punosh pasi perfundon studimet me vize studentore? Keto jane disa nga pyetjet me te shpeshta te cilat do i mbulojme me poshte. Puna gjate studimeve ne universitet

Ligji amerikan lejon qe nje student nderkombetare te punoje gjate studimeve ne universitet me kohe te pjesshme gjate studimeve deri ne 20 ore ne jave. Gjate periudhes se pushimeve (ne vere dhe dimer), studentet mund te punojne me kohe te plote deri 40 ore ne jave. Studentet mund te punojne vetem ne kampusin e universitetit ndaj duhet qe te gjejne mundesite per punesim qe ofrohen nga departamentet e universitetit. Ne menyre qe nje student te punoje ne SHBA do i duhet qe te nxjerre numrin e punes qe quhet Social Security Number (SSN). Per te nxjerre SSN, nje student nderkombetar duhet te kete nje oferte pune nga universiteti si dhe miratimin nga zyra nderkombetare e universitetit. Me keto dokumenta aplikohet per SSN e cila mund te vonoje 2-3 jave.

Eshte e rendesishme te kuptohet qe puna ne universitet nuk eshte e garantuar. Studenteve mund ti duhet edhe muaj per te gjetur pune dhe mundesite ndryshojne nga nje universitet ne nje universitet tjeter. Studentet nuk duhet te planifikojne te ardhurat nga puna si te garantuara kur mendojne per koston e studimeve ne SHBA.

Pagesa ndryshon nga universiteti ne universitet por pergjithesisht eshte paga minimale qe ka shteti ku ndodhet universiteti. Mundesite per punesim variojne nga zyrat, ne mence , pastrim etj.


Puna jashte universitetit me CPT

Currical Practical Training (CPT) eshte program qe i jep mundesine studenteve nderkombetare te punojne gjate studimeve ne SHBA jashte kampusit te universitetit ne nje pune qe ka lidhje me degen e studimeve. Per te aplikuar per CPT duhet te kini bere te pakten nje vit akademik te plote. Per te ndjekur procedurat per CPT do duhet te kontaktoni zyren nderkombetare te universitetit te cilet mund tju asistojne me dokumentat dhe lejen e nevojshme. CPT eshte nje mundesi e mire por duhet te kini kujdes se sa ore do punoni me CPT pasi ato mund tju reduktojne kohezgjatjen qe mund te punoni pasi perfundoni studimet duke pasur vizen studentore ( e shpjeguar me poshte).


Puna pas perfundimit te studimeve me OPT

Pasi keni perfunduar studimet dhe kini marre diplomen keni 60 dite kohe per te qendruar ne SHBA perpara se te ktheheni. Megjithate nese ju aplikoni per OPT ( Optional Practical Training) keni mundesi per te qendruar me vize studentore ne SHBA dhe te punoni per 1 ose 3 vite.

OPT eshte nje program qe i jep mundesine studenteve nderkomebtare qe te marrin eksperience pune ne SHBA pas perfundimit te studimeve. Duhet te nisni aplikimin per OPT ne vitin e fundit te studimeve. Zyra nderkomebtare e universitetit do ju asistoje me aplikimin. Do ju duhet gjithashtu qe te gjeni nje pune brenda 90 diteve te para pas aprovimit te OPT.

Kohezgjatja e OPT ndryshon nga programi qe ju keni ndjekur. Per shumicen e degeve kjo periudhe eshte nje vit por nese dega juaj eshte pjese e STEM ( Science, Technology, Engineering, Mathematics) atehere keni te drejte te punoni me vize studentore me OPT per 3 vite.

Ju mund te aplikoni per OPT pas Bachelorit dhe pas Masterit. Keni mundesi qe te beni 2 OPT (nje pas Bachelor dhe nje tjeter pas Master), por ju nuk mund te beni 2 OPT per te njejtin cikel studimi. Pra nese perfundoni nje Bachelor ne SHBA dhe perdorni OPT, nuk kini te drejte per nje OPT tjeter nese perfundoni nje Bachelor te dyte. Vetem nese beni Master, do te kini te drejte per nje OPT te dyte.

155 views0 comments
bottom of page