Nje nga keqkuptimet me te medha te studenteve eshte dallimi midis afatit te vizes studentore dhe afatit te I-20.
I-20 eshte dokumenti qe shkolla i jep nje studenti nderkombetar pasi ai eshte pranuar. Ky doukment nder te tjera tregon edhe kohezgjatjen e studimit. Per shembull per shumicen e programeve Bachelor kohezgjatja e studimit eshte 4 vjet.
Viza eshte dokumenti qe perdoret per te hyre ne SHBA dhe per nje student viza sherben per te hyre ne SHBA. Kohezgjatja qe nje student mund te qendroje ne SHBA varet nga I-20 dhe jo viza. Kjo do te thote qe nese ju keni hyre ne SHBA dhe viza juaj skadon gjate qendrimit ne SHBA por statusi i I-20 eshte ne rregull atehere ju mund te qendroni ne SHBA per te vazhduar studimet tuaja. Ka vende te cilat marrin viza studentore me kohezgjatje vetem 1 muaj por ata jane ne status te rregullt ne SHBA pasi I-20 e tyre ka kohezgjatje per gjithe programin e studimit.
Disa nga pyetjet qe bejne studentet me shpesh ne lidhje me vizen studentore
Nese viza me skadon gjate qendrimit ne SHBA, a duhet te kthehem ne Shqiperi?
Nese kini nje I-20 e cila nuk ka skaduar, dhe ndodheni ne SHBA, atehere ju mund te vazhdoni te qendroni ne SHBA pa pasur nevoje per tu kthyer per te rinovuar vizen.
Nese me ka skaduar viza studentore por kam I-20 te paskaduar dhe dal nga SHBA, a mund te kthehem ne SHBA me vizen e skaduar?
Jo, viza eshte dokument per te hyre ne SHBA. Nese dilni nga SHBA atehere do ju duhet te rinovoni vizen per tu kthyer.
Nese mbaroj programin e studimit dhe me ka skaduar I-20 por kam vize studentore qe nuk ka skaduar, a mund te qendroj ne SHBA?
Jo, I-20 eshte dokumenti kryesor qe mban ne status nje student. Nese I-20 juaj skadon atehere nuk keni me statusin studentor dhe do ju duhet te ndiqni nje program tjeter studimi me I-20 te re ose te largoheni nga SHBA.
Sa kohe kam te qendroj ne SHBA pasi me perfundon I-20?
Kini te drejte te qendroni 60 dite ne SHBA ne menyre te rregullt pasi perfundon I-20.
Sa kohe perpara fillimit te studimeve mund te hyj ne SHBA?
Mund te hyni ne SHBA maksimumi 30 dite para fillimit te programit te studimeve.
Comentarios