(Nje nga pyetjet qe behet me shpesh nga studentet qe duan te ndjekin studimet per Master)
Shumica e studenteve qe ndjekin Master ne SHBA dhe kane mbaruar Bachelor ne Shqiperi apo Kosove, i nevojitet qe te bejne ate qe quhet njehsimi i diplomes. Por ku dhe si behet njehsimi i diplomes dhe a mund te njehsohen te gjitha diplomat?
Ku mund te bej njehsimin e diplomes?
Ka disa kompani qe ofrojne njehsimin e diplomes se huaj por me e njohura dhe qe pranohet nga pothuajse te gjitha universitetet amerikane eshte WES (World Education Services) https://www.wes.org/?utm_source=google&utm_medium=cpc....
Mund te akesohet tek linku i mesiperm. Dy nga formatet me te njohura te njehsimit te diplomes jane:
Document by Document
Course by Course
Document by Document perdoret me teper per personat qe jane duke kerkuar nje pune ne SHBA dhe i duhet thjesht te bejne njehsim diplome per tja treguar punedhenesit. SHumica e universiteteve kerkojne course by course evaluation per studimet ne Master . Ky eshte nje evaluation me i plote pasi merret cdo lende qe eshte bere ne universitetet shqiptare dhe njehsohet me sistemin amerikan. Ne baze te ketij evaluimi, universiteti eshte ne gjendje te shohe nese plotesohen kriteret e tyre per studimet master apo nese nevojitet qe te merret ndonje klase tjeter gjate Masterit qe ka munguar ne Bachelor.
Si behet njehsimi i diplomes?
Pasi jeni te qarte nese duhet course by course apo document by document evaluation, ju duhet te nisni procesin me WES duke krijuar nje llogari me ta dhe te zgjidhni njehsimin e diplomes qe ju nevojitet. Pasi beni kete hap, WES do ju dergoje nje liste me dokumenta qe do ju nevojitet ti dergoni me poste direkt tek ta si dhe instruksionet perkatese. Ne nje postim tjeter do mbulojme me detaje te gjitha dokumentat qe kerkohen per document by document dhe course by course.
A nevojitet gjithmone njehsimi i diplomes?
Ne disa raste njehsimi i diplomes nuk mund te nevojitet por ju duhet te kontaktoni universitetin per ta konfirmuar. Per shembull nese keni mbaruar universitetin ne gjuhen angleze dhe universiteti ka nje partnership me universitetet amerikane, diploma juaj mund te mos kete nevoje per njehsim (per shembull universiteti i New York).
Gjithashtu nese beni aplikimin me nje agjensi dhe agjensia ka universitete partnere, mund te mos kini nevoje per njehsim diplome nese agjensia ka nje partnertiet me universitetet qe verifikojne qe diploma i ploteson kriteret.
A behet njehsimi i diplomes per te gjitha deget?
Cdo universitet ka kritere te ndryshme. Vetem sepse njehson diplomen, nuk do te thote qe je automatikisht i pranuar. Per shembull, nese doni te studioni master per finance, universitete te caktuara mund te kerkojne qe pervec njehsimit te diplomes te jepni dhe provimin GMAT.
Nese doni te beni specializim per mjekesi, do ju duhet te ndiqni nje procedure mjaft te gjate dhe te jepni provimet MCAT. Pra ne disa raste njehsimi i diplomes eshte nje nga kriteret, por jo kriteri i vetem.
*per Studimet Bachelor nuk kerkohet njehsim i diplomes se shkolles se mesme. Universitetet pranojne notat te perkthyera ne anglisht dhe te noterizuara ne shumicen e rasteve.
Comments