top of page
  • Tika

Tarifat e aplimit per vize studentore ne SHBA



Sa kushton per te aplikuar per Vize Studentore ne SHBA?

Si cdo lloj vize tjeter, edhe viza studentore per ne SHBA ka disa kosto qe studentet duhet ti marrin parasysh para aplikimit. Me poshte po listoj kostot kryesore te aplikimit.

Tarifa per aplikimin ne Universitet (Application Fee) - Kjo varion nga $0-$100 ne baze te universitetit. Ka universitete qe e kane falas por shume kane nje tarife $40-$100 per aplikmin online.

Tarifa per SEVIS (I-20) - $350 Pasi jeni pranuar nga universieti do ju duhet qe te merrni dokumentin I-20 nga shteti amerikan. Tarifa eshte $350 dhe nuk eshte e kthyeshme. Megjithate nese nuk e merrni vizen dhe aplikoni perseri brenda nje viti, nuk ju duhet te paguani serish tarifen per I-20.

Tarifa per DS-160 - $160 - Kjo eshte tarifa qe i paguhet ambasades amerikane per vizen studentore kur behet aplikimi per vize. Edhe kjo tarife nuk eshte e kthyeshme.

Keto jane tarifat krysesore per vizen, por ka edhe tarifa te tjera qe duhet ti merrni parasysh si:

Tarifa per TOEFL ose IELTS , rreth $200- Shumica e universiteteve amerikane kerkojne qe te mbroni TOEFL ose IELTS.

Tarifa per SAT ose ACT , rreth $70 - Nuk kerkohet gjithmone por disa universitete mund ta kerkojne ose mund ta marrin parasysh per bursa ekstra.

Njehsimi i diplomes ne WES, rreth $200 - Per studentet qe shkojne per Master, mund te kerkohet "transcript evaluation" nga universiteti. Atehere do ju duhet te beni nje pagese extra per njehsimin e diplomes. Nuk eshte e nevojshme per studente qe shkojne per Bachelor.

Housing Deposit , varion nga $100-$300 - Nese do te jetoni ne konviktin e universitetit, atehere mund tju kerkohet qe te lini nje depozite qe zakonisht varion nga $100-$300. Kjo eshte vetem depozite dhe jo tarife pasi ju e merrni kete mbrapsht kur mbaroni universitetin apo kur largoheni nga konvikti.

Kosto per Perkthime, Noterizime etj - Do ju duhet qe perktheni dhe noterizoni rezultatet tuaja dhe diplomen ne notere dhe perkthyes qe e ofrojne kete sherbim.

Tarife per Agjensine qe ben aplikimin (varion) - Nese nuk e beni aplikimin vete por me nje agjensi atehere do ju duhet te paguani tarifen e agjensise per te bere gjithe procesin e aplikimit per ju.


Shpesh here studentet fokusohen shume ne kostot e aplikimit apo tarifat e agjensive, duke anashkaluar pjesen kryesore qe eshte pjesa e gjetjes se universitetit te duhur qe ofron sa me shume bursa. Anglezet perdorin nje shprehje "penny wise, pound foolish". Nese ju gjeni nje universitet ku mund te merrni $10,000-$15,000 burse me shume ne vit , atehere kostot e aplikimit prej $1000-$2000 jane inferiore ne krahasim me kursimet. Ndaj perqendrohuni te gjeni universitetin e duhur, bursat e duhura dhe te beni aplikimin ne menyren me te mire.


236 views0 comments
bottom of page