top of page
  • Tika

Ndryshimi midis need based dhe merit based scholarships.


Shumica e universiteteve amerikane ofrojne bursa per te mbuluar nje pjese apo te gjithe koston e universitetit. Zakonisht do i shihni bursat e listuara ne faqen e universitetit si need based ose merit based.

Merit Based

Jane bursa ne baze te arritje akademike, sportive etj. Per te perfituar keto bursa zakonisht merren parasysh mesatarja e shkolles, rezulatet e TOEFL/IELTS si dhe SAT/ACT. Ne disa raste universitetet ofrojne nje numer te limituar bursash te plota akademike. Pervec rezultateve marrin paraysh dhe veprimtarite jashte shkollore, punet vullnetaren, planet tuaja per te ardhmen dhe cilesine e esese. Konkurrenca per keto bursa eshte shume e forte pasi synohen nga nje numer shume i madh studentesh.

Gjithmone kerkoni ne faqen e universitetit ose komunikoni me zyren Undergraduate/ Graduate dhe zyren Nderkomebtare mbi mundesine per merit based awards. Ato mund te jene edhe specifike per nje dege te caktuar.

Need Based

Grantet need- based jane te dy llojeve. Ato qe jane federale dhe ofrohen nga shteti amerikan per shtetasit Amerikane dhe private qe ofrohen nga universiteti dhe mund te perfshijne edhe studentet nderkombetare. Kategoria e dyte eshte ajo qe i intereson studenteve nderkombetare. Jo te gjithe universitetet ofrojne need based awards por ata qe ofrojne ju japin nje mundesi te mire per te perfituar bursa te tjera.

Universitetet amerikane qe ofrojne grante need based mund ti ndajme ne 2 grupe :

  1. Universitete qe ofrojne vetem need based award deri ne 100% (dhe zakonisht ofrojne vetem need based dhe jo merit based). Keto jane pergjithesisht universitetet me elitare si Harvard, Yale , Stanford etj. Kriteret e pranimit jane kaq te larta dhe cilesia e studenteve eshte aq e mire sa nuk ka kuptim te ofrojne merit based award. Keto unviersitete pranojne studentet me elitare dhe me pas ofrojne grante ne baze te nevojes financiare. Per nje familje shqiptare me te ardhura mesatare, keto universitete mbulojne 100% koston e universitetit dhe koston e jeteses ne konvikt. Veshtiresia eshte per tu pranuar ne keto universitete qe kerkojne mbi 100 pike ne TOEFL dhe SAT rreth 1450-1550 pike per tu konsideruar dhe nje konkurence me studentet me elitare ku % e pranimit eshte zakonisht nen 10%.

  2. Universitete qe ofrojne need based grant te pjesshem. Zakonisht keto universitete ofrojne edhe merit based edhe need based. Shuma qe ofrojne varion nga universiteti ne universitet por jane nje mundesi e shkelqyer per te kombinuar bursen akademike me grantin financiar per te ulur koston e studimit. Universitetet e krishtera ne SHBA pergjithesisht ofrojne grante te tilla financiare si dhe universitet private jo fitimprurese. Filloni kerkimin per keto grante ne kete kategori universitetesh.

Good luck!

9 views0 comments
bottom of page