top of page
  • Tika

Work – Study in USA (Te punosh gjate studimeve)


Tema e sotme eshte “puna ne SHBA si student”. Ke marre vizen, ke bere endrren tende realitet por se shpejti kupton qe jetesa ne Amerike nuk eshte aq e lire si ne Shqiperi. Per te perballuar koston e larte, duhet qe te punosh! Por si mund te gjesh nje pune dhe a eshte e ligjshme te punosh gjate studimeve?

Shteti Amerikan i jep mundesine studenteve nderkombetare te punojne ne menyre te ligjshme. Ndaj eshte e rendesishme qe te ndiqni rregullat dhe mos rrezikoni te ardhmen tuaj duke punuar ne te “zeze” dhe mos lejoni te shfrytezoheni duke u paguar me pak se rroga minimale.


Ne baze te ligjit, studenteve nderkombetare i lejohet te punojne vetem ne universitet (ka edhe perjashtime). Hapi i pare eshte kontakti me Zyren e Punes ne Universitet dhe aplikimi per pune. Ky proces mund te zgjase disa jave deri ne disa muaj.


Pas disa aplikimeve me ne fund keni nje oferte pune! Megjithate, nuk mund te filloni pune menjehere. Pasi keni marre oferten e punes, duhet te aplikoni per “Social Security Number”. Ky process zgjat rreth 3 jave, por me te marre “Social Security Number” mund te filloni te punoni. Ky eshte nje nga dokumentat me te rendesishem qe mund te merrni gjate qendrimit ne SHBA. Sigurohuni qe ta ruani njesoj si pashaporten tuaj, pasi do ju nevojitet ne shume aspekte te tjera te jetes ne Amerike.


Pyetje – Pergjigjie


Sa do te paguhem per punen ne universitet?


Me shume gjasa do te paguheni pagen minimale. Kjo varion nga shteti ne shtet ne Amerike ($7-$11). Per shembull, paga minimale ne Kaliforni eshte $11 per ore.


Sa ore mund te punoj gjate javes?


Ne baze te ligjit mund te punosh deri 20 ore ne jave gjate vitit shkollor dhe jo me shume se 40 ore ne jave gjate pushimeve. Eshte e rendesishme qe te fokusoheni ne studimet, dhe mos lejoni qe puna te behet nje pengese per arritjet akademike.


Nuk e di mire Anglishte, a mund te punoj?


Nese niveli i Anglishtes suaj nuk eshte shume i mire, eshte e mundshme te punoni ne Mence ose si ndihmes kopshtar, elektricist, hidraulik etj.


A ka ndonje menyre te punoj jashte universitetit?


Po, ka menyra per te punuar jashte universitetit ne menyre te lighshme. Nese nuk arrin te gjesh pune ne universitet dhe provon se nuk ke te ardhura te perballosh kostot, mund te besh nje aplikim per te punuar jashte universitetit (do e mbulojme kete teme nje dite tjeter). Gjithashtu nese arrin te gjesh nje pune qe ka lidhje me degen e studimeve, mund te punosh jashte universitetit.


A duhet te paguaj taksa?


Po, nese punon ne Amerike, duhet qe te paguash taksat. Nese paguhesh pagen minimale, keto taksa nuk jane shume te larta. Sistemi i taksave ne SHBA eshte shume ndryshe nga Shqiperia ndaj ne nje teme tjeter do e mbulojme me detaje.

Kjo ishte tema e sotme! Nese keni ndonje pyetje mos hezitoni te me shkruani ne FB ose ne e-mail: travel@albtika.com.

50 views0 comments
bottom of page