top of page
Tika

Kriteret per te studiuar mjekesi ne SHBA


Kriteret per te studiuar mjekesi ne SHBA.


Shpesh here studentet interesohen per te studiuar Mjekesi ne SHBA por jane konfuze ne lidhje me procesin dhe kriteret te cilat ndryshojne nga sistemi Shqiptar. Ne kete postim po mbulojme disa nga kriteret kryesore.

  1. Duhet te kini nje Bachelor te Shkencave per te aplikuar per mjekesi. Me fjale te tjera ju nuk mund te hyni menjehere ne shkolle per mjekesi pasi keni perfunduar shkollen e mesme pasi "medical school" konsiderohet ne nivel me te larte se Bachelori. Pra hapi i pare nese keni mbaruar gjimnazin dhe doni te studioni ne SHBA eshte te gjeni nje universitet ku mund te merrni Bachelor te shkencave. Universiteti ku beni Bachelorin eshte ndryshe nga universiteti ku do beni shkollen per mjekesi. Disa nga deget me te zgjedhura ne Bachelor per studentet qe zgjedhin mjekesine jane: Pre-Health (dege ku merr lendet baze qe duhen para mjekesise), Biologji, Kimi, Fizike, Matematike etj.

  2. Pavaresisht deges qe zgjidhni ne Bachelor, ju duhet te merrni lendet e nevojshme qe kerkoken per te aplikuar per mjekesi. Keto lende pergjithesisht jane: Biologji, Kimi, Fizike dhe Matematike. Universiteti qe zgjidhni do ju ndihmoje te merrni lendet dhe kreditet e nevojshme nese ju i thoni per planin tuaj per te studiuar mjekesi pas Bachelorit.

*Kjo ju jep fleksibilitet qe te zgjidhni nje "Bachelor te Shkencave" ne nje dege tjeter dhe perseri te keni mundesi te vazhdoni per mjekesi nese merrni kreditet e nevojshme. Per shembull ka individe qe kane studiuar menaxhim biznesi por kane marre lendet e permendura me siper gjate Bachelorit ose pas tij dhe me pas kane aplikuar per mjekesi.

3. Provimi i MCAT (Medical College Admission Test). Ky eshte provimi i pranimit ne shkollen e mjekesise dhe teston aftesite tuaja ne shkencat si biologji, kimi, matematike, fizike qe konsiderohen si bazike para mjekesise. Ne baze te rezultateve tuaja ne Bachelor, ne lendet e nevojshme per mjekesi dhe rezultatet e MCAT, ju mund te aplikoni per mjekesi. Shkolla te ndryshme kane kritere te ndryshme. Per shembull shkollat me elitare kerkojne rezultate shume te larta ne MCAT dhe ne Bachelor. Mundesia per te marre burse varet gjithashtu nga keto rezultate.


Te studiosh mjekesi ne SHBA eshte nje proces i gjate. Normalisht nevojiten 4 vite Bachelor, me pas 4 vite shkolle mjekesie, te pakten nje vit "residency" dhe nese beni specializim akoma me teper ne baze te specializimit.

90 views0 comments

Comments


bottom of page