top of page
  • Tika

Garancia Bankare - Si funksionon per te aplikuar ne universitetet dhe ambasaden Amerikane?


Shpesh here studentet nuk jane te qarte se si funksionon garancia bankare. Cdo universitet amerikan qe pranon studente nderkombetare kerkon garanci bankare para se te beje pranimin ne universitet. Zakonisht universitetet amerikane kerkojne 2 lloj dokumentash per garancine bankare:

  1. Bank Statements (Deklarate nga banka) qe tregon qe ju ose sponsori juaj ka nje shume prej "x" lekesh, eurosh, dollaresh etj. Kur shuma monetare nuk eshte ne dollare, do ju duhet ti kerkoni bankes qe ne "bank statement" qe leshon te beje dhe konvertimin ne dollare. Letra nga Banka duhet te jete ne anglisht, te kete date dhe te jete e vulosur dhe firmosur nga personeli pergjegjes ne Banke.

  2. Affidavit of Support- Ne rastin kur ju nuk jeni personi qe ka te ardhurat ne banke, por nje person tjeter po ju sponsorizon, do duhet qe personi qe eshte sponsori juaj te plotesoje kete formular ku deklaron qe do ju mbeshtese financiarisht per koston e studimeve ne SHBA.

Sa duhet te jete shuma per garancine bankare? Shpesh here studentet jane konfuze ne lidhje me shumen qe nevojitet. Ligji e percakton qarte qe shuma minimale qe nevojitet ne garancine bankare duhet te jete kostoja e universitetit per vitin e pare akademik duke perfshire kostot e jeteses dhe duke zbritur bursat. Per shembull nese kostoja e shkolles (tuition dhe fees) eshte $30,000 dhe universiteti llogarit koston e jeteses per nje vit $15,000 dhe ju keni marre burse $20,000 atehere shuma minimale qe nevojitet per garancine bankare per tu pranuar ne universitet eshte: $30,000 (tuition) + $15,000 (living expenses) - $20,000 (scholarship) = $25,000 (total). Kjo eshte shuma minimale qe do ju nevojitej ne kete shembull. A duhet qe sponsori ti kete te bllokuara kete shume monetare ne banke? Jo, nuk ka ndonje ligj qe e pengon sposnorin tuaj te perdore shumen monetare apo te kete pengesa per transaksione ne banke. Megjithate, nese sponsori juaj nuk do ju beje pagesat per shkollen dhe ju nuk jeni ne gjendje te paguani universitetin, atehere do ju duhet qe te ktheheni mbrapsht dhe do humbisni statusin studentor te vizes. A duhet ti marr dokumentat bankare me vete ne interviste? Po, me shume gjasa do pyeteni ne lidhje me sponsorin dhe do ju kerkohet ti tregoni dokumentat bankare dhe affidavit of support. Duhet te jeni ne gjendje ti pergjigjeni se me cfare profesioni apo bizensi ka sponsori juaj dhe si e ka siguruar kete shume monetare. A duhet te jete sponsori ne SHBA? Jo, sponsori nuk eshte e nevojshme te jete ne SHBA. Ne fakt nese ju kini te aferm te shumte ne SHBA dhe kini pak lidhje me SHqiperine, ky eshte nje faktor negative per marrjen e vizes. Prandaj patja e nje sponsori nga SHqiperia apo Kosova nuk eshte aspak problem. Gjithasthu nuk eshte e domosdoshme qe sponsori te jete me patjeter prindi juaj dhe mund te jete dhe nje mik/mike e juaja.

50 views0 comments
bottom of page