top of page
  • Tika

Community Colleges, nje alternative me e lire per te studiuar ne SHBA


Community College, nje alternative me e lire per te studiuar ne SHBA.

Community College jane nje nder alternativat me te lira per te studuiuar ne SHBA per studentet nderkomebtare. Por cfare jane ato? Cilat jane anet pozitive dhe negative te te zgjedhurit community college ne vend te universitetit?

Cfare jane Community College?

Community College jane kollegje qe mund te hysh pasi mbaron shkollen e mesme dhe ofrojne programe 2 vjecare studimi dhe ne fund te programit studentet marrin ate qe quhet "Associate Degree". Keto kollegje ofrojne lende nga me te ndryshmet dhe i japin studenteve te marrin klasat bazike te nje fushe te caktuar ose te pergjithshme duke i pergatitur per hapin e rradhes ne karrieren e tyre akademike. Shumica e studenteve nderkombetare transferojne kreditet e perfituara ne community college ne universitet dhe pasi bejne edhe 2 vite te tjera studim mund te marrin Bachelor.

*Jane mbi 1000 community college ne SHBA dhe gjenden pothuajse ne cdo qytet ne Amerike.

Anet pozitive te Community College

Arsyeja kryesore pse studentet nderkombetare zgjedhin community college eshte kostoja e tyre e lire. Kostoja varion nga kolegji ne kolegj dhe fillon nga $3000-$4000 viti (nder opsionet me te lira). Ne dy vite studimi i jeo mundesi studenteve nderkomebtare te kosniderojne nje shume financiare te konsiderueshme.

Nese nuk kini mesatare shume te larta ore rezultate shume te mira ne TOEFL/IELTS, community college mund te jene zgjedhja e duhur pasi kane kritere me te uleta pranimi. GJithashtu nese merrni rezultate te larta ne community college do kini nje mundesi per te marre bursa akademike kur te transferoheni ne universitet ne baze te rezultateve ne kolegj (nese keto jane me te larta se rezultatet e shkolles se mesme).

Per studente te cilet nuk duan qe te bejne Bachelor por thjesht te marrin nje edukim te pergjithshem nje nje fushe, Associate Degree eshte nje mundesi e mire.

Ndonjehere studentet nuk jane te kenaqur me qytetin ku kane shkuar per te studiuar. Duke qene se community college eshte vetem 2 vjet, kjo i jep mundesi studenteve te ndryshojne qytetin ne SHBA kur transferohen per Bachelor.

Anet negative te Community College

Community college nuk ofron Bachelor dhe nje Associate Degree nuk te jep shume mundesi punesimi dhe per me teper nuk njihet shume jashte SHBA-se si diplome. Nese e mendoni te shkoni per te studiuar vetem per 2 vjet ne community college, opsionet tuaja me vone do jene te limituara.

Nese kini rezultate shume te larta ne shkollen e mesme dhe zgjidhni community college, ne momentin kur transferoheni ne universitet mund te merrni me pak bursa studimi. Universitetet amerikane kane tendencen te japin bursat maksimale per studentet qe i bejne te katerta vitet ne universitet dhe me pak burse per studentet qe transferohen per dy vitet e fundit.

Duke qene se community college kane kritere me te uleta pranimi, mund te kini me pak mundesi per te marre vizen e studimit ne ambasade se sa nese zgjidhni nje universitet qe ka kritere me te forta dhe reputacion me te mire (*ky eshte perceptim).

Niveli i klasave dhe profesoreve mund te jete me i ulet ne community college se sa ne universitet. Gjithashtu community college kane me pak kampuse, konvikte, grupe te ndryshme dhe jeta sociale mund te jete me inferiore ne krahasim me eksperiencen ne universitet.

Ju mund te kini veshtiresi pasi mund tju duhet te ndroni qytet, te pershtateni me nje institucion tjeter edukimi dhe te nisni disi nga e para.

Disa pyetje pergjigjie

A humbas kohe ose kredite nese zgjedh community college?

Jo, shumicen e rasteve te gjitha kreditet qe merrnni ne community college mund te transferohen ne universitet dhe te vlejne per Bachelorin.

A vlen me pak Bachelori qe marr ne universitet nese 2 vitet e para i bej ne community college?

Jo, diploma qe ju do merrni ne fund eshte e njejte me diplomen qe studentet e tjere qe kane bere 4 vite te plota ne universitet marrin.

Ofrojne bursa studimi community colleges?

Shumica e tyre ofrojne pak ose aspak bursa pasi kostoja e tyre eshte shume e ulet.

Nese studioje ne community college, do me duhet te tregoj per garancine bankare mjaftueshem fonde per koston vetem per community college apo edhe universitetin?

Do ju duhet te tregoni mjaftueshem fonde per te mbuluar koston e vitit te pare ne community college si dhe shpenzimet e jeteses per vitin e pare. Megjithate edhe pse ky eshte minimumi nga ana ligjore, nese garancia bankare tregon me shume fonde, kjo eshte me mire per ju. Gjithashtu duhet te keni nje plan si nga ana akademike dhe financiare per ate cfare do beni pas community college ne menyre qe mos kini te papritura ne edukimin dhe karrieren tuaj.

1 view0 comments
bottom of page