top of page
  • Tika

Bursat qe ofrohen ne Universitetet Amerikane


Kostot e universitetit ne SHBA variojne zakonisht jane teper te larta dhe mund te arrijne edhe mbi $50,000 viti. Por shumica e universiteteve amerikane ofrojne bursa te ndryshme per studentet nderkombetare. Eshte e rendesishme te gjeni universitetin qe ofron sa me shume bursa. Me poshte do mbulojme disa nga bursat kryesore qe ofrohen si dhe keshilla ne lidhje me secilen:


  1. Bursa Akdemike : Kjo lloj burse ofrohet ne baze te rezultateve akademike te cdo studenti. Zakonisht ofrohet ne nivele te ndryshme ku sa me e larte mesatarja, aq edhe me e larte bursa qe ofrohet. Keto bursa variojne nga universiteti ne universitet por ka universitete qe japin 50%-70% burse akademike. Keshille: Shpesh here universitetet amerikane konsiderojne pervec notave edhe rezulatet ne TOEF/IELTS dhe/ose SAT/ACT per dhenien e burses. Nese arrini rezultate te larta ne keto provime mund te arrini dhe bursat akademike me te larta.

  2. Bursa Sportive: Jane me pak te njohura ne Shqiperi por nder bursat me te larta qe ofrojne universitetet amerikane. Disa here keto bursa mund te jene edhe te plota pra mbulojne gjithe koston e universiteteit. Bursat Sportive jepen per ata studente qe luajne shume mire nje sport te caktuar si futboll, voleyball, basketball, tenis, not etc. Universiteti kerkon zakonisht statistika dhe video me highlights te performancave te studentit. Keshille: Nese luani nje sport shume mire, behuni pjese e skuadrave profesioniste per te rinj dhe beni video te performancave te tua. Shumica e vendimeve per bursa sportive bazohen nga video me highlights.

  3. Bursa Muzike: Nese luani shume mire nje instrument muzikor, ju mund te perfitoni burse per te luajtur me grupin e muzikes te universitetit. Keto bursa variojne nga universiteti ne universitet por mund te arrijne edhe deri ne $5,000- 10,000 ne vit. Keshille: Nese luani nje vegel muzikore, praktikohuni sa me shume. Gjithashtu eshte me e lehte per te marre burse per ato vegla muzikore qe jane me pak te njohura/preferuara nga te tjeret.

  4. Bursa per Teater: Universitetet amerikane kane shume departamente dhe nje nder to eshte ai i teatrit. Nese keni aftesi aktrimi mund te perfitoni bursa deri ne $5,000 ne vit per te marre pjese ne grupin e teatrit. Keshille: Edhe nese nuk keni aftesi aktrimi por keni pak eksperience dhe deshire, mund te perfitoni burse per te qene pjese e stafit teknik ne backstage.

  5. Bursa Private: Shumica e universiteteve kane ish studente qe kane krijuar bursat e tyre private ne universitet dhe sponsorizojne per keto bursa. Keto kane kritere te ndryshme dhe mund ti japin prioritet nje grupi te caktuar. Zakonisht universiteti ka nje portal me bursat private ku mund te aplikoni. Keshille: Aplikoni per ato bursa qe jane specifike ndaj grupit ku ju beni pjese (per shembull bursa per studentet qe studiojne per shkenca kompjuterike). Jepini rendesi te vecante esese suaj ne aplikim.

  6. Bursat Nderkombetare: Disa universitete kane bursa te vecanta per studentet nderkombetare pasi ata nuk mund te marrin ndihme nga shteti Amerikan. Keshille: Gjithmone pyesni universitetin ku po aplikoni nese ata ofrojne kete lloj burse. Disa here keto bursa mund te variojne ndaj mund ti pyesni nese mund te ofrojne me shume burse.

  7. Bursa per Pjesemarrje dhe Drejtim Grupesh: Universitetet amerikane kane me dhejtera grupe te ndryshme ku studentet mund te behen pjese. Shpesh here universitetet ofrojne bursa nese ju drejtoni keto grupe ose merrnji pjese ne nje rol menaxhimi. Keshille: Pasi te shkoni ne universitet, behuni proaktive dhe kerkoni per grupe dhe mundesi te tilla bursash.

  8. Bursa Online: Keto jane ndoshta bursat me te veshtira per te perfituar pasi te gjithe kane akses ne keto bursa dhe konkurrenca eshte shume e larte. Nese aplikoni per keto bursa sigurohuni qe keni nje ese shume te mire. Keshille: Fokusohuni ne ato bursa online qe jane me pak te njohura dhe jo shume lehte te akesueshme online. *Me vone do ndajme me ju disa nga keto faqe.


Eshte e rendesishme qe te gjeni universitete qe ofrojne sa me shume bursa sidomos per studentet nderkombetare. Gjithashtu konsideroni koston e akomodimit ne universitet pasi ne baze te qytetit mund te varioje shume. Ne postimet dhe webinaret ne vijim do mbulojme me detaje secilen burse.

106 views0 comments

Recent Posts

See All
bottom of page