Search
  • Tika

BURSAT


Bursat! Shume studente i duan, por vetem pak i dine te gjitha mundesite qe kane per te marre bursa ne universitetet amerikane! Me poshte do gjeni listen time te preferuar te bursave qe me kane ndihmuar te studioj falas ne SHBA!

1- Bursa Akademike

Kjo eshte ndoshta bursa me e njohur dhe me e aplikuar nga studentet shqiptare. Nota mesatare, rezultatet ne SAT/ACT dhe TOEFL jane kriteret kryesore per te marre burse akademike. Disa universitete elitare madje ofrojne burse te plote per studentet me rezultate te shkelqyera!

2- Bursa per Atletet

Kjo eshte nje burse pak e njohur nder studentet shqiptare por ofron nje mundesi te madhe per te studiuar falas ne SHBA. Nese luan profesionalisht football, vollleyball, basketball, tennis, baseball, waterpolo ose je notar/ vrapues profesionist, mund te marresh burse te pjesshme ose te plote ne universitetet amerikane.

3- Bursa per Muzike/Drame/ Kercim

Nuk luan ndonje sport, por ke talente te tjera? Universitetet amerikane te japin mundesine te marresh burse nese luan shume mire ndonje instrument muzikor, ke talent ne aktrim, rregjizim, back stage, madje edhe nese je nje kercimtar/e i/e mire.

4- Bursa Nderkombetare

Disa universitete private ne Amerike, ofrojne burse te vecante per studentet nderkombetare per te perballuar pagesat e universitetit. Gjithmoni pyesni universitetin ku do aplikoni nese kane ndonje burse te vecante per studentet nderkombetare.

5- Bursa "Private"

Keto jane bursa qe ofrohen nga donatore private te universiteteve. Zakonisht kerkojne nje aplikim dhe nje ese. Siguroheni te pyesni universitetin per bursat private qe ofrohen dhe kriteret e burses.

6- Bursa per Besimtaret

Nese shkoni te studioni ne nje universtiet te krishtere, dhe nese keni nje besim te caktuar qe e praktikoni, mund te merrni nje burse te konsiderueshme.

7- Bursa per Drejtimin e Grupeve

Pasi te arrini ne Amerike dhe te integroheni ne jeten ne universitet, do shikoni se mundesite per bursa jane me te shumta sec e keni menduar. Nese drejtoni nje grup te caktuar ose keni nje pozicion leadershipi, mund te merrni burse te konsiderueshme.

8- Bursa Online

Mundesite per keto bursa jane me te pakta pasi do konkurroni me studente nga gjithe bota. Megjithate ka faqe bursash online pak te njohura ku mund te keni nje mundesi te mire per te marre burse.

9- "Kush kerkon gjen"

Gjithmone kerkoni per mundesi te reja per bursa pasi te keni shkuar ne universitet. Mundesite jane aty, por duhet te kerkoni dhe punoni per to.

170 views

E-Mail: travel@albtika.com

Whatsapp: +1-559-722-4782