top of page
Tika

A mund te pranohem ne universitet nese kam mesataren e ulet?



Nese deshironi te studioni ne SHBA por nuk kini mesatare te larte, mos i humbisni shpresat pasi eshte e mundur qe perseri te pranoheni ne universitet. Para se te flasim per menyren se si mund te pranoheni duhet te kuptojme menyren se si ndikon mesatarja ne nje aplikim.

Ka nje ndyshim midis mesatares qe nevojitet per tu pranuar dhe mesatares qe duhet per te marre burse.

Universitetet amerikane ofrojne bursa akademike per studentet me mesatare te larte (zakonisht mbi 8-9 me sistemin Shqiptar). Por per tu pranuar (pa perfituar burse) mesatarja qe nevojitet eshte me e ulet.


Universitete te ndryshme kane kritere te ndryshme per mesataren

Universitetet me elitare kane kerkesa te larta per mesataren, por mesatarja me e ulet e pranuar ndryshon nga universiteti ne universitet dhe ka mundesi qe te pranoheni per programe Bachelor me nje mesatare teper te ulet si 6 apo 6.5.


Programet Master pergjithesisht kerkojne mesatere me te larte se Bachelor.

Shumica e universiteteve kane kerkesa me te larta per mesataren per programet Master se sa Bachelor (pergjithesisht nevojitet mbi 7.5-8 per Master).


Nese keni gjetur universitetin ideal por mesatarja juaj eshte pak me e ulet se kriteri i pranimit, eshte ende e mundur qe te pranoheni. Per shembull nese nevojitet nje mesatare mbi 7.5 per tu pranuar por mesatarja juaj eshte 7, ju mund te aplikoni ne universitet dhe te ndiqni strategjine e meposhtme per te rritur mundesine per pranim


  1. Jepni provimin e TOEFL dhe SAT ose ACT. Nese arrini rezultate te larta ne keto provime, do kini me teper mundesi per tu pranuar pasi i jepet shume rendesi provimeve.

  2. Dergojini universitetit nje leter ku te tregoni arsyet per mesataren e ulet. Nese kini pasur probleme shendetesore, familjare apo situata te cilat nuk vareshin prej jush, nese ja paraqisni universitetit atehere kini me shume mundesi pranimi.

  3. Kini nje ese te forte ne aplikim. Eseja eshte nje nga pikat kryseore qe konsiderohet ne pranim dhe cilesia e esese mund tju rrise ose ule shancet e pranimit.

Shpesh here universitetet amerikane bejne perjashtime dhe pranojne studente me mesatare me te ulet kur jane te bindur mbi vlerat qe studenti mund te sjelle ne universitet.



25 views0 comments

Comments


bottom of page