top of page
  • Tika

5 Arsye per te Studiuar ne SHBA!

Nese jeni akoma ne dyshim nese ja vlen te studioni ne universitetet Amerikane, lista e meposhtme do jua beje me te lehte zgjedhjen tuaj.

1. SHBA ka numrin me te larte ne Top 100 Universitetet ne Bote.

Me mbi 4,000 universitete te ndryshme ne gjithe vendin, nuk eshte cudi qe SHBA eshte shteti me numrin me te larte te universiteteve me prestigjoze ne Bote. Ne fakt nga 20 Universitetet me te mira be Bote, 16 jane Amerikane! Per me teper, diploma nga universitetet Amerikane njihet dhe pranohet pothuajse kudo ne Bote.

2. Studimi ne Universitet eshte Fleksibel

Ndyrshe nga universitet Shqiptare ku lendet per cdo simester dhe koha jane te paracaktuara, ne SHBA zgjedhja i takon studenteve. Shumica e universiteteve nuk kerkojne qe te deklarosh degen e studimeve deri ne vitin e trete. Gjithashtu lejohet ndryshimi i deges se studimeve pa penalitet. Per me teper, jane studentet ata qe zgjedhin lendet per cdo simester dhe orarin. Nese doni te flini me shume ne mengjes, studioni ne SHBA 😛.


3. Mundesite ne Karriere

Nje diplome Amerikane do ju hape dyer te rendesishme ne karrieren tuaj. Nese vendosni te qendroni SHBA ose te jetoni ne vend tjeter, te jeni te sigurt qe kompanite prestigjoze e vlersojne nje diplome amerikane, zoterimin e gjuhes angleze dhe nje eksperience studimi dhe pune ne SHBA.

4. Kerkime shkencore dhe Internships

Nje nga aspektet me te rendesishme ne universitet amerikane eshte ana praktike. Qellimi i universiteteve eshte ti pergatisin studentet per nje ambient pune. Prandaj gjate studimeve do merrni pjese ne kerkime shkencore dhe projekte me grupe studentesh dhe profesoresh. Per me teper, universiteti do ju ndihmoje te gjeni internships ku mund te merrni eksperience dhe te praktikoni njohurite e fituara ne universitet.

5. Kultura Amerikane dhe Jeta ne Kampus

Nese do jetoni ne universitet atehere do te keni shume mundesi, liri dhe argetim. Do njiheni me studente nga e gjithe bota dhe do mesoni per kulturat e ndryshme. Per me teper, jeta ne universitet nuk eshte e fokusuar veten ne studimet. Klube te ndryshme studentesh dhe aktivitetet ne campus do ju japin mundesine te ndiqni pasionet tuaja dhe te beni shume miq.


Nese vendosni te studioni ne SHBA, besojuni vetem profesionisteve me aplikimin tuaj. Kjo mundesi mund tju vije vetem nje here ne jete!!

Per me shume info na kontaktoni ne e-mail: travel@albtika.com

Ose ne Whatsapp: +1-559-722-4782

33 views0 comments
bottom of page