top of page
  • Tika

Cfare kerkojne Universitetet Amerikane?


Keni menduar te studioni ne SHBA por nuk jeni te sigurt se cfare kriteresh kerkojne universitetet amerikane. Me poshte jane disa nga kriteret kryesore por gjithashtu edhe disa keshilla per te krijuar nje profil te forte tuajin.

  1. Pothuajse cdo universitet prestigjoz amerikan do te kerkoje prove per aftesite tuaj ne anglisht. Universitetet pranojne disa teste te ndryshme por nder kryesoret jane TOEFL dhe IELTS. Te dy keto provime provojne aftesite ne "Listening", "Speaking", "Reading" dhe "Writing" dhe i tregojne universitetit nivelin e njohurive te tua ne Anglisht. Keshille: Filloni pergatitjen per TOEFL ose IELTS te pakten 1 vit perpara aplikimit per te arritur piket maksimale.

  2. Cdo Universitet do te kerkoje Rezulatet e Tua ne Gjimnaz ose Unviersitet (nese aplikoni per Master). Universitetet amerikane i kerkojne keto rezultate te perkthyera ne Anglisht. Ne disa raste per Master mund te kerkojne edhe njehsimin e diplomes apo rezultateve nga nje agjensi amerikane si WES. Keshille: Permiresoni mesatarent tuaj. Shumica e universiteteve prestigjoze kerkojne nje mesatare mbi 8 per tju pranuar.

  3. Nese jeni te interesuar per te studiuar ne nje universitet, do duhet te beni aplikimin online. Ky aplikim kerkon te dhena te pergjithshme si dhe pyetje specifike mbi edukimin tuaj, qellimet e tua dhe degen qe doni te studioni. Ne fund te aplikimit kerkohet te shkruani nje ese per veten tuaj, qellimin tuaj ne jete dhe arysen pse keni zgjedhur universitetin ne fjale. Keshille: Jepini vemendje te vecante esese ne aplikim. Shume universitete e bazojne aprovimin tuaj dhe dhenien e bursave ne cilesine e esese.

  4. Letrat e Rekomandimit kerkohen nga shumica e universiteteve. Zakonisht kerkohen te jene letra rekomandimi nga mesuses dhe profesore por nuk perjashtohen as letrat e rekomandimit nga individe te tjere si tranjere sporti, drejtore qendrash sherbimi vullnetar etj. Keshille: Kerkoni letra rekomandimi nga ata persona qe kane mendimin me pozitiv per ju. Sigurohuni qe personat qe zgjidhni i shkruajne letrat me nje anglishte te rregullt.

  5. Garancia Bankare. Universitetet amerikane kerkojne dokumenta bankare nga sponsori juaj qe tregojne se keni mundesi te mjaftueshme per te paguar koston e universitetit. Zakonisht pervec dokumentave bankare kerkojne dhe plotesimin e nje formulari sponsorizimi nga personi qe do paguaje per edukimin tuaj. Keshille: Kerkoni nga universiteti te dini qe ne fillim koston totale qe duhet mbukuar nga garancia bankare si dhe menyren si do behen pagesat cdo vit.

  6. Cdo universitet do kerkoje nje kopje te skanuar te pashaportes suaj.

Keto jane disa nga kriteret kryesore qe kerkojne universitetet amerikane. Ne vijim do te mbulojme ne webinaret e groupt me video kriteret ne menyre me te detajuar.

206 views0 comments
bottom of page